Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj tha se fillimisht i ishte dukur i pabesueshëm lajmi rreth divorcit të ish-presidentit, tashmë kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit.
Duke folur si sociologe, Malaj tha në “Review” në Euronews Albania se çifti Meta ka pasur një garë shumë të fortë përballë njëri-tjetrit në lidhje me ambiciet personale, gjë që edhe mund të ketë shkaktuar konflikte në çift, madje gjatë fushatës elektorale ata nuk flisnin as me telefon me njëri-tjetrin.
“Çiftet në vitin e 15, të 25 dhe në vitin e 35 kanë gjithmonë krisje të forta për arsye të ndërrimit të hartës së tyre personale.
Gara në qasjen time, mes Ilirit dhe Monikës, ishte e tillë, se ata u rritën të dy dhe përtej garës politike, kishin edhe një ambicie personale, për tu realizuar.
Meta i mori të gjitha shkallët e realizimit, deri në nivelin më të lartë. Kur ai mori presidencën, zonjë Kryemadhi nuk u bë zonjë e parë, u bë vajza zonjë e parë.
Zonja Kryemadhi mori të gjithë pushtetin që i jepte një lidership që i jep pozicioni politik.
Kur Meta shkoi në presidencë u mundua “të tkurrej” në mënyrë që Monika të kishte të gjithë forcën e saj dhe nuk ishte imponues e në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër u baraslargua edhe nga deputetët.
Kur të dy palët rriten, në vendimmarrje në shpi nuk janë më njësoj dhe në ngarkesën politike që merr zonja Kryemadhi, pesha është shumë e madhe”,-tha Malaj.