Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler, do të vizitojë Kosovën. Lajmi është bërë me dije nga Kuvendi i Kosovës, i cili sipas mediave kosovare ka njoftuar mbajtjen e një seance solemne, ku Blair do të mbajë një fjalim në organin parlamentar, por data e saktë e vizitës nuk dihet ende.

Pika e parë e rendit të ditës është “caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”,- thuhet në njoftimin e dhënë nga Kuvendi i Kosovës.

Blair është një figurë kryesore për shqiptarët e Kosovës, i njohur për lobimin e fuqishëm tek vendet europiane që NATO të ndërhyjë për të parandaluar gjenocidin serb në luftën e viteve ’99.