Keith Groeneveld i ka dhënë fund beqarisë. Futbollisti afrikan është martuar me partneren e tij në një ceremoni, rreth dy muaj pasi i propozoi për martesë.
Ai ka publikuar foto nga ceremonia, ku bashkëshortja e tij ka zgjedhur një fustan të bardhë elegant, ndërsa Keith kostum ngjyrë gri.
“Dasma, pjesa e parë”, shkruan 24-vjeçari, krahas imazheve nga ceremonia e kurorëzimit.
Në një postim në rrjetet sociale në fillim të muajit prill, futbollisti afrikan tregoi se i kishte propozuar për martesë partneres së tij.
“Ajo tha ‘Po’”, shkroi futbollisti, krahas imazhe ku tregoi edhe unazën me të cilën i propozoi.
Kujtojmë që futbollisti dhe deputetja Adriana Matoshi i dhanë fund lidhjes së tyre rreth dy vite më parë.