Youtuberi i njohur IShowSpeed ndodhet në Shqipëri. Prezenca e tij ka bërë që shumë të rinj të dalin në qendër të Tiranës, duke ndjekur çdo lëvizje të Speed.
Të gjithë udhëtimin e tij në Tiranë, Speed e ka të filmuar në video, madje ai ndodhet live në Youtube. Aty shihet sesi të rinjtë e ndjekin në çdo hap. Kërkesa e tij e vetme është që të takohet me Presidentin e Shqipërisë, por mesa duket do takohet me kryeministrin e vendin, Edi Rama.