Italia është mundur me rezultatin e pastër 2-0 nga Zvicra dhe i jep kështu lamtumirën Evropianit.
Një gol i Freuler në pjesën e parë dhe një tjetër i Vargas sapo nisi pjesa e dytë vulosën një ndeshje pa histori, të dominuar nga Xhaka me shokë nga minuta e parë deri te e fundit.
Italia ka zhvilluar një nga ndeshjet më skandaloze në historinë e saj, duke mos qenë asnjëherë në lojë, nga fillimi deri në fund.
Dhe, duket se përgjegjësi kryesor për këtë gjë është trajneri Spaleti, që nuk kishte asnjë ide loje dhe asnjë përgatitje serioze, pasi Italia dukej për më tepër edhe shumë dobët fizikisht.