Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Rike Roçi, ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Fiks Fare”, ku ndau disa momente të jetës së saj personale dhe profesionale.
Rasti i saj në këtë emision u bë i veçantë kur ajo tregoi për ngacmimet që ka përjetuar nga disa djem në rrugë.

“Dal shumë pak herë në këmbë, dal gjithmonë me makinë, por më ka rastisur sa herë dal në këmbë, janë të uritur çunat, gjithmonë më thonë ‘të hënksha këtë, të hënksha atë’, nuk e di nuk kanë bukë në shtëpi”, u shpreh Rike me shaka, duke përshkruar përvojën e saj.

Gjithashtu, moderatorët e emisionit tentuan të provokonin Riken në tema të ndryshme, duke përfshirë edhe futbollin, por ajo tregoi se kishte njohuri edhe në këtë fushë.