Toni Kroos luan këtë të shtunë ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin. Finalja e Champions League, kundër Dortmundit dhe në Wembley, do të jetë ndeshja e tij e fundit me fanelën e bardhezinjve, për t’i dhënë lamtumirën e fundit një karriere plot suksese me entitetin mereng.
Për këtë ndeshje të fundit, gjermani do të veshë këpucë të bardha, si gjithmonë, me detaje floriri dhe të cilat janë të personalizuara me emrat e bashkëshortes, tre fëmijëve dhe madje edhe dy qenve të tij.