Një zjarr në provincën veriore kineze Shanxi u shua pas disa ditësh përpjekjesh të zjarrfikësve, me ndihmën e shiut artificial të krijuar nga teknika e “mbjelljes së reve”, thanë autoritetet lokale.
Zjarrfikësit hasën vështirësi në shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të pjerrët, temperaturave të larta dhe erës, për këtë arsye autoritetet lokale vendosën të kryejnë një operacion “mbjellje të reve” të shtunën në mbrëmje për të shkaktuar reshje shiu, raporton agjencia kineze e lajmeve Xinhua.
Më shumë se 2,200 zjarrfikës dhe pajisje morën pjesë në operacionin e shuarjes së zjarrit, i cili shpërtheu të mërkurën, tha selia e urgjencës së qytetit Linfen.
Një zjarr në një pyll malor në qarkun Anze ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga një goditje rrufeje.