Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të Urdhrit të Mjekut.
Në fjalën e saj, Koçiu tha se “nga korriku pagat e pothuajse 20 mijë mjekëve dhe infermierëve do të rriten, duke bërë një hap tjetër drejt standardeve europiane”.
Ministrja Koçiu u shpreh krenare për trupën mjekësore, që sipas saj është gjithmonë e më profesionale dhe më e përgatitur.
“Jemi të vendosur për të forcuar me tej marrëdhënien shtet-mjek-qytetar. Qeveria shqiptare dhe MSHMS mbeten të përkushtuara për adresimin e sfidave dhe krijimin e mundësive më të mira për mjekët tanë, duke siguruar që ata të kenë mbështetjen dhe kushtet e nevojshme për të zhvilluar profesionin e tyre këtu në vendin tonë”, nënvizoi Koçiu.