Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije, se i gjithë grupi i kuqezinjve të grumbulluar në Austri është stërvitur nën urdhrat e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik.

Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe në ndeshjen e të premtes ndaj Azerbajxhanit do të jenë të gatshëm edhe Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Simon Simoni, të cilët u lanë pushim në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit.

Kombëtarja vijon me përgatitjet intensive në kuadër të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, ndërsa të premten Shqipëria do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit, po në stadiumin “Haladás Sportkomplexum”, në orën 19:00.