Mbrëmja e kësaj të shtune për shkodranët ishte shumë e veçantë, pasi patën mundësinë të ndiqnin koncertin e yjeve të skenës botërore.
Tenori shqiptar Ramë Lahaj, këngëtari Alessandro Safina dhe dirigjentja Elda Laro, dhuruan një mbrëmje magjike për të pranishmit.
I mbajtur në zonën turistike të Shirokës, koncerti solli një gërshetim këngësh dhe melodish të cilat u duartrokitën pa reshtur nga publiku shkodran.
Alessandro Safina ishte për herë të parë në Shkodër, por tregon se është befasuar nga vendi dhe ndjen keqardhje që nuk kishte pasur mundësi ta vizitonte më herët.
“Fatkeqësisht është hera e parë që vij këtu, ishte e mrekullueshme, vendi është shumë i bukur, publiku ishte i mrekullueshëm, jam shumë i lumtur. Do rikthehem, edhe për pushime sepse u dakordësova por shpresoj edhe për një koncert tjetër. Me Ramën është herë e dytë që bashkëpunoj, është artist i madh, zakonisht s’më pëlqen të punoj me tenorë por me atë kemi një raport shumë të mirë.”
Dirigjentja Elda Laro u shpreh entuziaste për rikthimin në Shkodër pas thuajse 40 vitesh, duke e konsideruar ketë një natë. Të pranishëm ishin më shumë se 1000 të ftuar, por në koncert kishte dhe qindra qytetarë të tjerë që dëgjuan live Ramë Lahaj.