Dita e nesërme shënon 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, me qëllim ndalimin e gjenocidit të pafrenuar serb.
Në kuadër të kësaj dite historike për Kosovën, nesër do të mbahet konferenca “Rugova and Thë West” e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
I ftuar në këtë konferencë do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, mes shumë personaliteteve si ish-kryeministyri britanik Tony Blair, gjenerali që udhëhoqi hyrjen e NATIO-s në Kosovë, Wesley Clark, ish -kryemistër i Italisë, Massimo D’Alena, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier e të tjerë.