Dortmund, Gjermani, 14 qershor- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, pak para ceremonisë së hapjes së Euro 2024 pati një takim shumë emocionues me djemtë e Kombëtares sonë të futbollit. Gjatë këtij takimi, ministrja i uroi sukses ekipit kombëtar dhe i inkurajoi ata të japin më të mirën në fushën e lojës.
Në qendrën ku po rrinë kuqezinjtë në Dortmund, Manastirliu shprehu besimin e saj në lojën e bukur dhe emocionuese që do të na dhurojnë djemtë kuqezi. Takimi u u zhvillua nga një atmosferë të ngrohtë dhe Ministrja shprehu mbështetje të plotë për djemtë e Kombëtares, të cilët janë gati për sfidat që i presin në Euro 2024.
Postimi i Ministres Manastirliu:
📍Dortmund, Gjermani 🇩🇪
Me djemtë e #Kombëtares #KuqeZi ❤️🦅🇦🇱 në këto orë të fundit shumë emocionuese, përpara ndeshjes së parë të Shqipërisë në #EURO2024!