Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta që në programin qeverisës ka premtuar 10 mijë euro për fëmijën e tretë, u shpreh se Lulzim Basha e ka kopjuar. Meta tha se PL ka një program të qartë dhe të plotë.
“Nuk kemi këtu përballje midis të vërtetës dhe mashtrimit, këtu kemi një parti që ka kohë që ka dalë me një program konkret me 5 prioritete.
Ka dalë me një prioritet të qartë për ndalimin e shpopullimit të vendit, ku një nga çështjet më të forta është mbështetja e familjeve të reja, e nënave të reja.
Nuk ndalojmë asnjë të kopjojë PL-në, por Partia e Lirisë ka dy armë shumë të forta, ka besueshmërinë dhe dy modele, atë se si të ardhurat do të rriten sipas përvoja më të mira rajonale, dhe së dyti ka edhe atë maqedonas që është provuar i suksesshëm për tërheqjen e investimeve të huaja dhe sa i takon zhvillimit të bujqësisë e blegtorisë.
Nuk bëhet fjala thjesht për të shpërndarë bonuse, por për një program të plotë”, tha Meta në konferencën me gazetarët.