Është një prej perlave të turizmit italian, një ndër ishujt më të vizituar gjatë sezonit veror dhe jo vetëm. Por këtë të shtunë, në ishullin e Kaprit mund të zbarkojnë vetëm banorët vendas, turistët jo.
Urdhrin e dha kryetari i Bashkisë, Paolo Falco, pasi në ishull nuk ka ujë, për shkak të një defekti në tubacionet e furnizimit.
Sipas kryetarit të Bashkisë, defekti nuk është rregulluar dhe depozitat lokale rrezikojnë të zbrazen shpejt, prandaj është marrë edhe vendimi drastik.
Sipas statistikave, ishulli vizitohet nga mbi 16 mijë turistë në ditë, ndërkohë që ka vetëm 12 mijë banorë vendas.