Alban Skënderaj do të rikthehet pranë publikut shqiptar mbrëmjen e sotme përmes një koncerti gjigant. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj i kanuruar suksese. “Vëllait dhe shokut tim Alban Skenderaj i uroj shumë suksese sot në koncertin e tij në “Air Albania”. 🥳 🌟
Albanin e kam njohur 20 vite më parë, kur sapo ishte kthyer nga Italia për të korrur suksesin absolut në Top Fest, me këngën ‘Vetëm ty’! 🎶
Vit pas viti, Albani është kthyer në motiv për publikun, jo vetëm me muzikën e artin e tij 🎤🎹, por dhe me shembullin fantastik të urtësisë, përulësisë dhe modestisë”, shkruan Veliaj.