“Big Brother Vip Kosova” pritet të ketë një sezon të tretë, pas të dytit të theu rekorde e la pas shumë ngjarje të bukura.
Kureshtja është shumë e madhe për atë që pritet të ndodhë në sezonin e tretë. I ftuar në emisionin Kosova Today, moderatori Alaudin Hamiti, teksa fliste për çmimin “Performanca më e lartë” dhënë për Kosovën u pyet për sezonin e radhës.
Ai tha se gjithçka do të kuptohet në shtator, duke lënë pa përgjigje të gjitha pikëpyetjet, një prej tyre edhe ajo që lidhet me moderatorin.
Pyetjet dhe përgjigjet:
JEHONA: Kurreshtja nis gjashtë muaj më herët. Nga momenti kur ndalen dritat. Çka mund të zbulosh?
DINI: Nuk mund të zbuloj asgjë. Po besoj i keni lexuar lajmet, ato mbesin lajme në mendjen e atyre që i lexojnë dhe si duan ta perceptojnë lajmin. Po besoj në shtator zbulohet gjithçka se çka do të ndodh me Big Brother VIP Kosova 3.
KRONI: Pra do kemi 3-shin gjithsesi.
DINI: Po patjetër, si mbetet të shihet
JEHONA: Pra të gjitha lajmet duhen injoruar?
DINI: Nuk do të thotë me i injoru por le t’i marrin në formën si dojnë ata.