Në një prononcim për mediat, Lulzim Basha deklaroi se shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme.
“PD do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi e konsideron jo të ligjshme vendimin e marrë nga gjykata e apelit. Ka ardhur koha që t’i jepet fund paligjshmërisë 34 vjeçare që mban Shqipërinë peng të një grupi individësh. Në Shqipëri ka ardhur koha të fitojë drejtësia dhe jo padrejtësia.
Shqiptarët do kenë alternativën tonë, me këtë alternativë do kenë më shumë. Rekursi bëhet sepse është bindja e thellë profesionale dhe Juridike. Vendimi është i padrejtë, do presim zbardhjen e vendimit dhe do bëjmë rekurs mos të triumfojë padrejtësia. Do kemi alternativë dhe do jemi në zgjedhje. PD e Shqipërisë do kthehet aty ku duhet të jetë.
Nuk mundet PD të jetë kundër luftës ndaj korrupsionit, kundër SPAK. Berisha nuk është zgjidha për të larguar Ramën, por në fakt është aseti i vetëm i Ramës. Të kërkojmë që PD të kthehet te demokratët.
Të mos lejojmë që në këtë vend që padrejtësia të bëhet normë. Rama na do në këtë debat vule dhe logo, por ne nuk jemi këtu për këtë, shqiptarët meritojnë më shumë. Alternativa jonë nuk merret me cic-micet ku Rama do ta fusë debatin. Nëse kjo na pamundësohet, ne në çdo rast do jemi në zgjedhje.
Nëse Berisha reflekton do ndryshojë. Rama e ka bërë këtë që të ketë përballë Berishën i cili në asnjë skenar nuk e mund dot Ramën. Duam t’i bashkojmë shqiptarët nën logon e PD.”