Prej disa kohësh, këngëtarja Enca mungon në tregun muzikor, madje edhe në koncertet që artistët organizojnë. Por duket se artistja po shijon ditë të mira në jetën private.
Prej gati 1 viti, ajo ka bërë publike lidhjen me masazhierin afrikan Mickey Neblett dhe që atëherë dyshja është kudo e pandarë. Paparaci i ”Panorama plus” ka mundur t’i fotografojë çiftin në zonën e ish-Bllokut, ku duhet thënë Enca shfaqet tërësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë në rrjetet sociale, apo edhe në daljet e saj publike.