Ledjona Xheladinaj ka qenë një prej ish-banoreve më të komentuara për sa kohë ishte brenda shtëpisë së “BBV3”. Rrugëtimi i saj përfundoi kohë përpara finales, sakaq pas daljes së saj e kemi parë në intervista të shumta teksa ka folur lidhur me eksperiencën e saj brenda shtëpisë por pa na zbuluar se ku do e shohim së shpejti.
Nga ajo që Ledjona ka shkruar në një postim të ndarë së fundmi në rrjete sociale, duket se po paralajmëron se së shpejti do të jetë pjesë e një projekti televiziv në “Top Channel”.