Letra e Albert Ajnshtajnit në të cilën ai paralajmëroi presidentin e atëhershëm të SHBA-së Franklin Roosevelt se nazistët në Gjermani mund të përdorin kërkime bërthamore për të shpikur bombën atomike do të dalë në ankand në Christie’s në shtator për 4 milionë dollarë.
Në një letër që shkroi së bashku me kolegun e tij Leo Szilard, shkencëtari i famshëm paralajmëroi se qeveria gjermane po mbështeste në mënyrë aktive kërkimin bërthamor dhe se mund të prodhonte “bomba jashtëzakonisht të fuqishme” si ato që SHBA përdori më vonë në fund të Luftës së Dytë Botërore. raportoi Guardian.
Ai i bëri thirrje qeverisë amerikane të ndërmarrë të njëjtat hapa dhe Roosevelt u përgjigj duke formuar një komitet që ishte pararendës i Projektit Manhattan, i kryesuar nga J. Robert Oppenheimer, i cili prodhoi bombat e hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki.
Letra e Ajnshtajnit ruhet në Bibliotekën dhe Muzeun Roosevelt në Hyde Park, Nju Jork, dhe një version më i shkurtër që ishte pjesë e koleksionit të bashkëthemeluesit të ndjerë të Microsoft, Paul Allen do të ofrohet për shitje në Christie’s.
Allen ishte një koleksionist i zjarrtë, koleksioni i artit të të cilit u shit së fundi në të njëjtën shtëpi ankandi për 1.6 miliardë dollarë.
The Guardian kujton se përmes “Christie’s” në vitin 2018, një nga letrat e Ajnshtajnit ishte shitur tashmë për gati tre milionë dollarë.