Pas mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, Lulzim Basha, deklaroi se do të bëjë rekurs sepse e konsideron jo të ligjshëm vendimin e apelit ër vulën e PD, e cila iu dha zyrtarisht Sali Berishës.
Basha vijoi duke thënë se demokratët nuk do të tërhiqen dhe se shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme.
“PD do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi e konsideron jo të ligjshme vedimin e marrë nga gjykata e apelit. Ka ardhur koha që t’i jepet fund paligjshmërisë 34 vjeçare që mban Shqipërinë peng të një grupi individësh. Në Shqipëri ka ardhur koha të fitojë drejtësia dhe jo padrejt.”, tha Basha.