Grupi palestinez, Hamas, thotë se është i gatshëm të “angazhohet pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive me çdo propozim” bazuar në “një armëpushim të përhershëm”.

“Hamasi mirëpret vërejtjet nga presidenti amerikan Joe Biden dhe thirrjen e tij për një armëpushim të përhershëm, tërheqjen e forcave okupuese nga Rripi i Gazës, rindërtimin dhe shkëmbimin e të burgosurve”,- thuhet në një deklaratë zyrtare të grupit palestinez.

Ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se ekziston mundësia për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe se Hamas duhet të jetë e gatshme duke pranuar marrëveshjen.

“Ne kemi mundësinë për t’i dhënë fund luftës në Gaza, për të sjellë pengjet në shtëpi dhe për të lehtësuar vuajtjet e popullit palestinez me marrëveshjen e armëpushimit që është në tryezë. Sot fola me disa nga homologët e mi në rajon për të theksuar se Hamasi duhet pranoje marrëveshjen”,*-është shprehur Blinken.