Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja priti sot në takim Komisioneren për të Drejtat e Njeriut të Azerbajxhanit (Ombudsman), Sabina Aliyeva.
Manja theksoi se roli i ombudsmanëve (Avokati i Popullit – shën. i red.) është i pazëvendësueshëm në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Në takim u bisedua gjithashtu mbi thellimin e bashkëpunimit midis dy ombudsmanëve.
“Si vende mike biseduam mbi thellimin e bashkëpunimit midis dy ombudsmanëve dhe rolin e pazëvendësueshëm të tyre në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale.