TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në mbyllje të Konferencës Evropiane të Interpol, që u mbajt në Tiranë për disa ditë radhazi, tha se duhet bërë më shumë në goditjen e krimit, pavarësisht formës që ai shfaqet në publik.
“Parandalimi dhe lufta kundër krimit janë dy shtyllat kryesore të strategjive kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë. Kapërcimi i sfidave kundër krimit të organizuar kërkon një qasje të unifikur. Kjo do të thotë që të gjithë aktorët e përfshirë duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar një front të fortë kundër atyre që synojnë të minojnë sigurinë globale”, tha ai.
Ministri Balla shtoi se krimi kibernetik mbetet një nga sfidat më të madha të kësaj kohe. Ky krim shtoi ministri vë në sfidë të madhe sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, ndaj si e tillë, duhet që aktorët të punojnë ngushtë në goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
“Lufta kundër krimit kibernetik dhe kundër fëmijëve mbete një nga sfidat më të madha. Krim kibernetik është bërë një nga sfidat më të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse është i lidhur me krime të tjera si terrorizmi8 dhe krimi kundër fëmijëve”, tha ai.