Nga Klevis Bakillari/
Nga takimi i Athinës u dhanë mesazhe reciprociteti , por edhe u bënë masazhe për psikikën e përvuajtur të emigrantëve tanë atje. Nga ‘antena e Athinës’ shqiptarët ballkanikë morën valë dinjiteti, protagonizmi e uniteti panshqiptar. Emigrantët s’panë performancë sportive të ndonjë basketbollisti; as tundën flamurin kuqezi si një pikturë e bukur e një piktori. Ata zgjeruan Shqipërinë përtej 28 mijë km katror dhe e rritën përmbi 4 mln
banorë.Takimi iu dha jehonë shqiptarëve të dëgjoheshin në Greqi, ndërsa shans grekëve të shpreheshin qartë në zgjedhjet për parlamentin europian.
Shqiptarët grek,përveçëse motra e vëllezër,përbëjnë sot një formacion epik për masgjeopolitikën shqiptare. Grekët shqiptarë,përveçëse bashkëqytetarë, përbëjn një formacion epik për helenizmin grek.
Materiali elektoral që mbushi stadiumin, arriti të zbrazë një bark të madh nacionalizmi të shoqërisë greke. Ky bark i madh që volli kaq shumë vota helenizmi, sa bëri pis fitoren e Belerit aq pastroi duart e qeverisë shqiptare nga çështja.
Po a do të përkthehen votat në mandat zyrtar ?!
Tashmë ‘Beleri’ është një eksport shqiptar shumë i mirë i ‘patates së nxehtë’ në duart e shtrënguara Greqi-BE.
Rritja e rolit të Shqipërisë nëpër vendet anëtare, është hapi i parë brenda politikëbërjes europiane. Askush më shumë se Shqipëria e shqiptarët në Europë, nuk ka përjetuar emigracionin e çdolloj forme. Partneriteti me Italinë për emigrantët përbën një simbolikë miqësie dhe një strategji pjesëmarrjeje në zgjidhjen e një problemi europian. Kujtojmë që Opozita jonë u kujdes t’i jepte oksigjen helenizmit në Jug, teksa u bë toksike ndaj Italisë së arbëreshëve.
Rama eksportoi në Europë një problematikë greke të pretenduar nga Greqia si çështje europiane dhe importoi zgjidhjen e një problemi europian të pretenduar nga opozita si çështje ‘të brëndshme’ me Italinë. Për të mbrojtur të ardhmen, Shqipërinë.