Shqipëria mori një barazim të vyer përballë Kroacisë, me rezultatin final 2-2, që ngjan si një fitore për ne, për shkak të golit në minutat e fundi nga Klaus Gjasula.
Pas përfundimit të ndeshjes, më i kritikuari i këtyre ditëve të fundit në Kombëtare, Elseid Hysaj, shkon i vetëm dhe feston përpara Tifozëve Kuq e Zi.
Një moment tepër emocionues, duke marrë parasysh edhe urrejtjen që futbollisti Shkodran mori gjatë kësaj periudhe.