Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka nisur pushimet së bashku me dy fëmijët e saj, Ajka dhe Amen.
Artistja është përballur me një situatë të sikletshme gjatë pushimeve të saj.
Teksa po argëtohej me vajzën e saj duke u hedhur në pishinë, Xhensilës në një moment i ka “ngrir gjaku” sepse nuk po shikonte vajzën më.
“Me zemër të ngrirë”,- ka shkruar këngëtarja krahas videos, ku duket qartë frika e madhe që ajo përjetoi.
Kujtojmë që disa muaj më parë ajo i dha fund marrëdhënies së saj disa vjeçare me aktorin Bes Kallaku, me të cilin ndan edhe dy fëmijët.
Ish-çifti janë në proces divorci, dhe nuk kanë munguar as kunjat për njëri-tjetrin në këngët e tyre.