Deputeti socialist Etjen Xhafaj ka deklaruar se marrëveshja Shqipëri-Itali për emigracionin e paligjshëm është tejet e rëndësishme për shqiptarët. Në një lidhje Skype me emisionin “Jetë Shqiptare”, Xhafaj u shpreh se Shqipëria duhej t’i gjendej Italisë pranë në këtë moment të vështirë në të cilin ndodhej. Ai deklaroi se edhe njëherë, Shqipëria ka treguar se është në krah të aleatëve strategjike.

“Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. S’mund të harrojmë se në vitet ’93, ’97-98 Italia ka pritur shumë refugjatë shqiptarë, janë rreth 600 mijë që banojnë në itali. Janë një grup shumë i fortë dhe që tregon se shqiptarët janë europianë. Shqipëria duhej ti gjendej pranë Italisë në këtë moment të vështirë. Nuk është halli vetëm i Italisë por për gjithë jugun e Evropës. Pjesërisht mund të zgjidhet edhe përmes kësaj mënyrë., Shqipëria ka treguar se është në krah të aleatëve strategjikë, veçanërisht Italisë, si derën tonë drejt BE-së.

Ne kemi patur përfitim të jashtëzakonshëm, marrëveshja për njohjen e kontributeve në skemat sociale, të pensioneve, me të cilën kemi negociuar me të paktën 10 qeveritë e fundit, në 3 nga këto qeveri kam qenë unë kryenegociator. Ka qenë problematikë shumë e vështirë, por tanimë është zgjidhur.,

Marrëveshjet kanë marrje-dhënie dhe unë mendoj se në këtë drejtim Shqipëria ka patur përfitim imediat nga kjo marrëveshje dhe Italia po ashtu”, deklaroi Xhafaj.