Policia njofton se një makinë ka marrë flakë këtë pasdite në afërsi të Sarandës. Bëhet me dije se makina që ka marrë flakë ishte marrë me qira nga një turist spanjoll.

Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në aksin rrugor Viron-Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Dacia” i marrë me qira nga shtetasi spanjoll M. F., 40 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar turistët në qytetin e Sarandës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.