Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
I pyetur në spektakline fundit të këtij edicioni se nëse do të kishin mundësi të merrnin një send nga shtëpia e “BBV3”, Juli është përgjigjur se do të dëshironte të merrte mikrofonin e tij, i cili ka numrin 4. Ditën e sotme Juli ka surprizuar teksa ka treguar në Instastory se atë mikrofon e ka përjetësuar në trupin e tij me anë të një tatuazhi.
“Miku” më besnik. Ai që më dha zërin edhe përtej mureve të shtëpisë së “BBV3” për 133 ditë. Më përcolli tek ju, tek çdo familje shqiptare pa më shtrëmbëruar fjalën, ashtu siç jam, me të mirat e të këqijat e mia. Faleminderit mic4.