Kroacia fitoi 2-1 miqësoren në Lisbonë përballë Portugalisë, e fundit përpara nisjes së Euro 2024. Aty ku skuadra e Zlatko Dalic është pjesë e grupit B.
Bashkë me Italinë, Shqipërinë dhe Spanjën. Dueli kundër kuqezinjve të Sylvinhos do të zhvillohet në Hamburg, në datën 19 qershor.
Luka Modric zhbllokoi takimin me penallti, ndërkohë që luzitanët barazuan sapo nisi pjesa e dytë me anë të Diogo Jotës.
Gjithsesi, kombëtarja ballkanike shënoi sërish me anë të Ante Budimir, duke siguruar një fitore morali përballë një kundërshtari të fortë.
Kroacia është një nga kundërshtarët e Shqipërisë në grupin B të Euro 2024.