Në studion e emisionit “ABC e Mëngjesit” në ABC News, u trajtua historia e Ymrane Kokajt që lindi foshnjën me peshë 840 gram, të cilës mjekët fillimisht nuk i dhanë shpresa për të jetuar, por sot vajza, e qujatur Yjana gëzon shëndet të plotë.

Çifti i shqiptarëve, të cilët jetojnë në Gjermani, rrëfyen periudhën e vështirë të cilët ata kaluan, ku ndër të tjera mjekët u thanë se nëse vajza mbijeton, nuk do mund të ecte apo fliste.

Pjesë nga intervista në studio:

Behar Kokaj: Gruaja ka qenë shumë mirë. Një ditë i nisën gruas dhimbjet, dhe e çova në spital. Pasi vajza lindi, na thanë që foshnja nuk mund të jetonte. Ata më kanë thënë të nënshkruaj dokumentet që vajzës t’i ndërprisnin inkubatorin. Aty do shihej nëse do jetonte apo jo, por ne nuk kemi pranuar në asnjë mënyrë. Na thanë që nëse do jetonte s’do mund të fliste, të ecte.

Ymrane Kokaj: Ato ditë për mua kanë qenë katastrofë. Thashë që nuk ka rëndësi nëse do ecë, flasë apo jo, mjafton të ketë frymën.

Behar Kokaj: Sot vajza është 4 vjeç e gjysmë. Vajza ka zhvillim normal në pikëpamjen fizike.

/abcnews.al