Mjekët e spitalit të Onkologjikut dhe personat e tjerë të përshirë në dosjen e Onkologjikut dalin sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Një prej mjekeve, Alketa Pere tha për gazetarët se është e pafajshme dhe nuk i ka orientuar kurrë pacientët me tumor në privat.
“Nuk kam asnjë koment. Kurrë në jetën time se kam bërë këtë gjë, që pacienti me kancer të shkojë në privat.
Duhet të trajtohet në onkologjik, duhet të hetohen spitalet private për aktivitetin që kryhet.
Duhet ndryshim rrënjësor në Onkologjik. Sot kam ardhur të mbroj veten time, jam e pafajshme”, tha Pere.