Vendimi i Gareth Southgate për të lënë Jack Grealish jashtë “Tre Luanëve” të Anglisë për Euro 2024 ishte i vështirë për t’u tretur nga ndërkombëtarët anglezë.
Sipas ‘The Telegraph’, lojtarët janë “tronditur” nga mungesa e sulmuesit të Manchester Cityt dhe njëri prej tyre ka shkuar për t’i kërkuar shpjegime trajnerit.
Sulmuesi i ‘Qytetarëve’ mesa duket është tronditur nga fakti se nuk ka qenë pjesë e zgjedhjeve të trajnerit të “Tre Luanëve” dhe reagimi i shokëve të skuadrës ka qenë për ta ngushëlluar.
Declan Rice, mesfushori anglez, ishte ndër lojtarët që nuk e fshehën zhgënjimin: “Ka qenë shumë e vështirë. Madders (James Maddison) dhe Jack (Grealish) janë dy nga miqtë e mi më të mirë në ekip, të shoh që ata të largohen nuk është një ndjenjë e këndshme. Por të dy na uruan më të mirat. Ata janë padyshim të pakënaqur.”
“Madders dhe Jack na japin diçka ndryshe, por ne marrim përgjegjësinë për vendimet tona. Ata të dy janë shumë të mirë për të punuar, kështu që është e trishtueshme që duhet t’u japim atyre këtë lajm”,- shpjegoi Gareth Southgate.