“Big Brother VIP” ka mbaruar prej javësh, por banoret e tij vazhdojne te mbeten kryefjale e cdo dite ne mediat roze.
“Përgjigje për 10 pyetjet më inteligjente” e kishte quajtur Egla Ceno diskutimin e fundit me ndjekësit e saj, por e pati të vështirë ta menaxhonte të gjithë inteligjencën e pyetjeve, kështu që ra në nivelin e atyre tipike shqiptare apo komenteve që e komplimentonin për performancën në Big Brother.
Një nga pyetjet ishte edhe “kur do të martohesh”, së cilës Egla i dha përgjigjen siç veç ajo di të japë: “Ja sa të bëhem 50 vjeç. Vazhdare.”, shoqëruar edhe me një emoji të qeshur. Aktorja ia doli mes polemikash që të fitonte çmimin e madh 100 mijë euro, teksa finalistët e tjerë e akuzuan produksionin për favorizim.