Përplasjet mes grupeve kriminale dhe hakmarrja e ‘Krymit’ siç njihej Erion Alibej, shkaktoi një seri viktimash.Emiljano Ramazani ishte një prej tyre, vrasje e cila u përdor nga ‘Krymi’ për të krijuar një përplasje mes Talo Çelës dhe familjes Manhasa. Pikërisht këtë trajton ky episod i emisionit në Shënjestër të gazetares Klodiana Lala në News24.

Pasi mbaruan punë me Emiljano Ramazanin, plani i Erion Alibej ishte të fuste në sherr familjen Manhasa, që kishte një servis në qytet. Duke ua lënë atyre në servis pistoletën e krimit, për të krijuar bindjen se ishin ata vrasësit e Emiljano Ramazanit.

Dhe kështu sipas skenarit të ndërtuar nga Alibej, Talo Çela do të hakmerrej ndaj familjes Manhasa.

Pra me një gur, Erion Alibej në këtë rast kërkonte të vriste dy zogj.

Kjo pasi familja Manhasa ishte lidhje e Talo Çelës.

Por për të arritur këtë qëllim Erion Alibej kishte nevojë për një njohje të tij në radhët e policisë.

I cili do tia mundësonte një gjë të tillë.

Kjo njohje sipas rrëfimeve të Nuredin Dumanit por edhe hetimeve të mëtejshme do të rezultonte të ishte Leonard Palushi, tashmë i ndaluar në pritje të gjykimit, në këtë kohë shef krimesh në Elbasan.

Më tej Nuredin Dumani rrëfeu se për vrasjen e Emiljano Ramazanit, ai informoi edhe Arjan Spahiun.

Kunatin e Erion Alibej, që në këtë kohë rrinte në Belgjikë.

Këto thënie të Nuredin Dumanit, u vërtetuan nga grupi hetues edhe nga saktësia me të cilën ai tregoi vendet ku kishte qëndruar në Elbasan, midis tyre edhe banesën e Erion Alibej, ku ishte strehuar fare pallatit të tij.

Po kështu thëniet e tij, u konfirmuan edhe nga Henrik Hoxhaj në rolin e njërit prej organizatorëve të vrasjes, i cili zbuloi edhe emrin e Skerdit Tasit, si personi që qëlloi mbi Emiljano Ramazanin.