Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë i pranishëm ditën e nesërme në stadiumin ku do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Kurti ka mbërritur ditën e sotme në Hamburg, dhe nesër pritet të jetë i pranshëm në “Volksparkstadion”, ku kuqezinjtë do të kërkojnë me ngulm fitoren ndaj kroatëve.

Në ndeshjen e parë ndaj Italisë, Shqipëria nuk pati fat, duke humbur me rezultatin 2:1, teksa stadiumi ishte i tejmbushur me rreth 60 mijë tifozë shqiptarë.

Në atë ndeshje nuk mungoi as kryeministri Edi Rama, si dhe “VIP”-a të shumtë nga politika, biznesi dhe spektakli, që kishin mbushur tribunën.

Shqipëri –Kroaci do të luhet në orën 15:00.