Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka bërë sot një pyetësor në rrjetet sociale, ku ka marrë pyetje të shumta dhe të ndryshme prej ndjekësve të saj.
Pa dyshim që pjesa më e madhe e tyre kanë të bëjnë me Lunën, vogëlushja e familjes Ejlli, e cila erdhi në jetë një muaj e pak ditë më parë.
Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” rrëfehet që e ka marrë veten shpejt prej lindjes, por është herët për të dhënë një përgjigje pasi ende s’kanë kaluar 40 ditë që nga lindja e Lunës. Kiara ka shtuar se bebushja është një çamarroke e vogël e cila fle gjithë ditën dhe gjatë natës bën koncert live.
Ndër të tjera ajo është pyetur për ndjesinë që kishte për gjininë e fëmijës së saj të parë. Moderatorja shprehet se gjithë jetën e saj ka dëshiruar të ketë një vajzë dhe momenti kur ka parë tymin rozë do të jetë i paharrueshëm për të!