Euro 2024 është vetëm pak orë larg nisjes së tij. Ndaj është koha për t’u hedhur një sy protagonistëve të tij, lojtarët që përbëjnë skuadrat e ndryshme pjesëmarrëse. 622 profesionistë që na lënë të gjitha llojet e të dhënave, të mbledhura në këtë listë.
Skuadra “më e vjetër” dhe “më e re”
Ka veteranë të shquar në “Euro 2024” dhe disa prej tyre janë në ekipin skocez. Skuadra e drejtuar nga Stiv Klark nuk ka disa nga lojtarët më të vjetër, por bërthama e Skocisë ka mbushur 30 vjeç e lart, me nëntë lojtarë mbi këtë moshë. Mosha mesatare e ekipit skocez është 28.8 vjeç. Në ekstremin tjetër është Republika Çeke, me 25.8 vjet. Është e vetmja skuadër poshtë shiritit të 26 viteve.
Më i riu dhe më veterani
Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal ka thyer çdo rekord. Ai është lojtari më i ri në kampionatin europian dhe gjithashtu ka mundësinë të bëhet lojtari më i ri që ka luajtur në një turne të tillë. Nëse luan këtë të shtunë kundër Kroacisë, do të vendosë rekordin me 16 vjet e 338 ditë. Kacper Kozlovski (Poloni), kryeson në këtë renditje në vitin 2021, kur luajti në moshën 17 vjeç e 246 ditë. Lojtari më i moshuar në Europian është një njohës i vjetër i Ligës. Ky është Pepe, ish qendërmbrojtësi i Realit dhe aktualisht te Porto. Ai është lojtari i vetëm 40-vjeçar në turne. Nëse luan për një minutë, do të thyejë shenjën e portierit hungarez Gabor Kirali, si më i moshuari në kampionatin europian me 40 vjet e 86 ditë. Nëse Pepe luan në ditën e parë, ai do ta bëjë këtë në moshën 41 vjeç e 113 ditë.
Më i gjati dhe më i shkurtri
Vanja Milinkoviç-Saviç, portieri e Torinos dhe kombëtares së Serbisë, është i vetmi lojtar më i gjatë se dy metra në mesin e atyre që kanë udhëtuar drejt Gjermanisë. Konkretisht, ai është 202 centimetra. Në ekstremin tjetër është Kallum Stajles, mesfushori i Hungarisë edhe pse me origjinë angleze. 24-vjeçari është 167 centimetra i gjatë. Ai është një nga pesë lojtarët që janë nën një metër e shtatëdhjetë, së bashku me Romano Shmid (Austri), Xherdan Shaqiri (Zvicër), Andrija Zhivkoviç (Serbi) dhe Sandro Altunashvili (Gjeorgji).
Kombëtarja më e gjatë dhe më e shkurtër
Duke ditur lartësinë e Vanja Milinkoviq-Saviq, është e lehtë të mendosh se Serbia është skuadra më e gjatë. Dhe është, me një lartësi mesatare prej 186.8 centimetra mesatarisht. Pas serbëve vijnë Danimarka dhe Republika Çeke. Spanja e Luis de la Fuentes është skuadra më e shkurtër me një mesatare prej 181.8 centimetrash.
Skuadra më e vlefshme dhe më pak e tillë
Bellingam, Kejn, Foden, Saka, Palmer, Rajs… Duket si një pyetje e lehtë për t’u përgjigjur kur di potencialin e madh të Kombëtares angleze dhe ndikimin e saj në treg. “Tre luanët” janë delegacioni me vlerën më të madhe në treg 1,472 miliard euro. Në ekstremin tjetër është Shqipëria, me pak më shumë se 172 milionë euro.
Më i vlefshmi dhe më pak i tillë
Për momentin, nuk ka asnjë lojtar në botë që ka më shumë vlerë se Kilië Mbape. Kapiteni francez ka një vlerë tregu prej 220.18 milionë euro. Lojtari që nga ana tjetër është më pak i vlefshëm luan për Kombëtaren e Gjeorgjisë dhe mezi kushton… 42 mijë euro. Ky është Giorgi Loria, portieri 38-vjeçar i cili është pjesë e Dinamo Tbilisi.
Golashënuesi më i mirë
Përgjigje e lehtë, pasi të dyja renditjet duke llogaritur dhe lojtarin me më shumë aktivizime në kampionatet europianë kryesohen nga Kristiano Ronaldo, lojtari i vetëm që mund të luajë në gjashtë edicione të Europianit. Sa i përket golave, ai ka 14 gola deri më sot që nga debutimi i tij në Euro 2004.
Lojtari me më shumë humbje
Andrij Jarmolenko, i cili është një futbollist me një karrierë më shumë se të spikatur, ka një rekord që nuk shkakton krenari: është lojtari me më shumë humbje në histori të Europianit. Në tre kampionatet evropiane që kanë luajtur, ka humbur 8 nga 11 ndeshjet e luajtura.
Lojtari më i ndëshkuar
Të gjithë e mbajnë mend Euro 2004 dhe suksesin e Greqisë. Një mesfushor që nuk do të harrohet kurrë nga publiku i gjerë ka luajtur në radhët e skuadrës greke: Georgios Karagunis. Ai ka “nderin” të jetë lojtari më i ndëshkuar në historinë e kampionatit europian, me tetë kartonë të verdhë të shpërndarë në tre edicione. M
ë shumë ndeshje pa pësuar
Të gjithë mendojnë për Iker Kasijas, kampionin e dyfishtë të Evropës me Spanjën në vitet 2008 dhe 2012. Por ish-portieri i “Furisë së kuqe” është i tejkaluar nga një tjetër legjendë portierësh për sa i përket pathyeshmërisë. Po flasim për Edvin van der Sar: portieri shtatlartë holandez, i cili ka luajtur 16 ndeshje në kampionatet europian dhe në 10 prej tyre ka arritur të mos pësojë gola.