Avokati Spartak Ngjela është shprehur se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, mund të kenë bërë një marrëveshje që kjo e fundit të shkojë në burg për të shpëtuar ish-Presidentin.
Komentet Ngjela i bëri përmes një lidhje në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku komentoi divorcin mes Metës e Kryemadhit.
Ngjela tha gjithashtu se ka ardhur koha që SPAK, që sipas tij drejtohet nga Uashingtoni, të shpëtojë Shqipërinë nga korrupsioni.
“Gjithçka quhet provë kur pranohet apo nuk pranohet në Gjykatë. Nga një sy profesional si avokat, mbrojtja është një ballomë e bardhë për të zënë pantallonin e zi. Se çfarë do të bëjë Gjykata nuk e di.
Alibia më duket pa sens. Kryesorja është që drejtësia ka hyrë në lojë për këto çështje. Se nuk është vetëm Meta, janë shumë këta zonjë. Këtu janë mijëra faqe.
Korrupsioni ka varrosur mirëqenin e popullit shqiptar. Erdhi koha që SPAK që drejtohet nga Uashingtoni do e ç’lirojë Shqipërinë nga korrupsioni. Kur të hapet procesi gjyqësor që të shoh provat do të shoh. Procesi i divorcit nuk ka lidhje me krimin. Kjo është alibi.
Nëse kjo është një marrëveshje e brendshme që ajo të shkojë në burg, në një proces penal, që të shpëtojë Metën, këto kanë ndodhur në botë, e ka marrë përgjegjësinë ministri për të shpëtuar kryeministrin.
E ka marrë përgjegjësinë nëna për të shpëtuar djalin. Janë gjëra që kanë ndodhur në jurisprudencë. Por sesi do dalë kjo lloj mbrojtje, atë do ta shohim”, tha Ngjela.