Ndërsa jemi në pritje të debutimit të kombëtares shqiptares në ndeshjen me Italinë për Euro 2024, le të njihemi me të dashurat apo bashkëshortet e yjeve të fanellës kuq e zi, që me siguri sot janë në rresht të parë në tribunë për të mbështetur partnerët e tyre.
Jasir Asani
Ai është caktuar nga trajneri Sylvinho është në zonën e sulmit në ndeshjet e Kampionatit Europian, ndaj përgjegjësia dhe presioni i Jasir Asanit me siguri do të jetë e madhe. Por cila është vajza që do t’i japi forcë në tribunë? Ajo quhet Giota dhe duket se dyshja janë njohur nëpërmjer rrjeteve sociale.
Armando Broja
E dashura e Armando Broja thuhet se është një influencer. Partnerja e yllit të futbollit është jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është njohur me Brojën. Disa muaj më parë çifti bëri publike lidhjen nëpërmjet një foto të postuar në rrjete sociale.
Arbër Hoxha
Futbollisti i Kombëtares është më i lumtur se kurrë sa i përket çështjeve të zemrës. Dy vite më parë sulmuesi Hoxha zyrtarizoi lidhjen me partneren e tij nëpërmjet një ceremonie fejese. Ndër tifozët e shumtë që do të zënë tribunën në ndeshjet e europianit, me siguri partnerja e Hoxhës do të jetë ajo më e zjarrta.
Amir Abrashi
Zemrën e futbollistit gjakovar e ka prej vitesh bukuroshja Rona Koshi. Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre një vit më parë nëpërmjet një dasme madhështore në një prej restoranteve të Prishtinës. Rona është një bionde e hijshme që do të jetë pjesë e mbështësve të Kombëtares gjatë këtij europiani.
Berat Gjimshiti
Bashkëshortja e kapitenit aktual të ekipit kombëtar Berat Gjimshiti, është me origjinë serbe. Shtatlarti 30-vjeçar ndan jetën e tij me Alisa Milenkoviç, modelen serbe, që tashmë ka edhe dy fëmijë me Gjimshitin, një djalë dhe një vajzë.
Elsaid Hysaj
Mbrojtësi i kombëtares është prej pesë vitesh lumturisht i martuar me bashkëshorten e tij Fiorenza Leksataj. Dyshja janë prindër të një djali.
Ivan Balliu
Futbollisti i njohur jeton një histori të gjatë dashurie me bashkëshorten e tij spanjolle Marta. Çifti janë martuar në vitin 2017 dhe sot janë prindër të dy fëmijëve.
Etrit Berisha
Vetëm pak ditë më parë u bë baba për herë të parë, teksa në jetën e portierit të kombëtares shqiptare erdhi i biri Edgar. Bebushi është frut i një dashurie mes golapritësit të njohur dhe partneres së tij Aida.
Marash Kumbulla
Zemrën e mbrojtësit të kombëtares prej vitesh e ka rrëmbyer një bukuroshe italiane e cilat quhet Greta. Çifti pak muaj më parë janë bërë prindër të një vajze e cila me siguri do të jetë në tribunë për të mbështetur babin në ndeshjet me kombëtaren shqiptare.
Thomas Strakosha
Portieri i kombëtares po jeton një histori dashurie me modelen simpatike Esther Adjoa Asiédu. Romanca e yllit te futbollit dhe zeshkanes bukuroshe ka nisur rreth dy vite më parë dhe dyshja herë pas here postojnë foto nga përditshmëria e tyre në rrjete sociale.