I Ngarkuari me Punë në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, ka deklaruar se duhet stabilitet, parashikueshmëri, angazhim, luftë kundër korrupsionit dhe përkushtim ndaj tij.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale të tij, Wisner thotë se bizneset amerikane në vendin tonë kërkojnë dhënien e një mundësie të drejtë.

“Duhet stabilitet, parashikueshmëri, luftë kundër korrupsionit, angazhimin dhe përkushtimin ndaj tij. Dhënia e një mundësie të drejtë për bizneset amerikane. Kjo është ajo që ata duan. Nuk ka nevojë për asgjë të veçantë për ne…Nuk duan të kenë avantazh, nuk duan trajtim të veçantë, por duan të dinë se do të jenë në gjendje të përdorin paratë e tyre në një mënyrë të drejtë dhe konkurruese”, ka deklaruar ai.