Deputeti i PS, Arben Pëllumi,u përplas në studion e Top Story me deputetin Luçiano Boçi.
Pëllumbi: U bë shumë kohë që ne jemi në pushtet, të kenë pak më shumë fantazi në aksione, jo vetëm goma. Kur Shqipëria është kaq pranë BE dhe të kthehesh në këto aksione, nuk e dinë se çfarë duan të mbërrijnë
Boçi: Para tre ditësh kishim djegie para parlamentit europian
Pëllumbi: E di, por nuk ka 11 vite që djegin goma para parlamentit Europian
Boçi: Nga Europa e marrim fantazinë politike
Pëllumbi: Duhet të ketë marrë Europa nga ju, se ju e keni kohë që e keni
Boçi: Nëse ne shpërndajmë këto përvoja, duhet të jemi të suksesshëm, se nga këto aksione po reflektojnë
Pëllumbi: Nëse është të djegim goma në mes të Tiranës, se kështu do të na trembni ne, me ty me me zjarr nuk e di nëse është kështu
Boçi: Flini për veten tuaj, i bëjmë vetë llogaritë. Politikbërja nuk është mbjellje frike, po ju niseni nga ajo se atë keni të instaluar
Grida Duma: Kanë edhe sulmin këta
Pëllumb: Ku është hapja si vjen në lakra, e fillove fjalinë nga A te Zh
Boçi: Po debatonim çështjen e marrëveshjes me zotin Berisha, fillove të na bësh këtë parashtresë, i dimë vetë punët tona
Pëllumb: Të dogji fjala ime?
Boçi: Ty të paska djegur djegia e gomave në mes të Tiranës, sikur do bëjmë art
Pëllumb: E dinim që mbrëmë në darkë që do tentonit të prishnit seancën, se nuk po ju mbështesin më me 200-300 veta
Boçi: Më vjen keq se kishim kohë pa debatuar bashkë, por rrite pak nivelin e bisedës
Pëllumb: Më dëgjo një sekond se nuk je bërë ti të më marrësh fjalën akoma, mos më thuaj ngrije nivelin e bisedës se të përgjigjem të në njëjtën monedhë pastaj. E di unë për çfarë flas
Boçi: Pse e stimulon mendimin tënd nga ajo çfarë bëj unë