Pastor Akil Pano, që prej kohësh del nga mëngjesi në darkë në television, nuk përmbahet pasi Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon e PD-së, Sali Berishës.
Ai ka cituar edhe një varg nga Bibla, duke thënë se “Perëndia nuk vihet dot në lojë”.
Nuk e dimë se çfarë lidhje ka Zoti me vulën dhe logon e PD-së, por ndoshta na e shpjegon pastori, që paradite merret me betejën kundër homoseksualëve, e pasdite me atë për logon e vulën e PD-së.
Dhe në mes i fut dhe ndonjë varg nga Bibla.
“Zoti e do Shqipërinë!
Hygoi kishte të drejtë kur tha:
“Dhe nata më e errët do të kalojë dhe dielli do të lindë!”
Ndodh që për një kohë drejtësia dhe e vërteta të mohoen, transformohen, keqinterpretohen, por përshkak se virtytet më të larta për burim kanë Zotin, nuk mund të varrosen përjetë.
Autoritarizmi, regjimet totalitare, faraonët, janë për një kohë! Gjithçka shkruhet në analet e qiellit. Apostulli Pal kishte të drejtë kur tha:
“Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë, sepse ç’të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.” Galatasit 6:7
Vendimi i Gjykatës: Rikthim tek drejtësia dhe e vërteta; Prolog Shprese
Mirënjohës”, shkruan ai.