Opozita proteston para bashkisë. Një grup i vogël militantësh hedhin molotov.
“Të njëjtat skenare si në protestat e mëparshme, duke mos ndarë shishet me molotov. Deri në këto momente, janë hedhur së paku 5 shishe me molotov në drejtim të efektivëve të policisë. Nuk ka pasur persona të lënduar. Megjithëse një efektiv policie ka marrë flakë tek pjesa e pantallonave, por kanë qenë kolegët e tyre të cilët me ndihmën e zjarrfikësve kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Shishet me molotov janë të mbushura me lëndë djegëse benzinë dhe me shpërthyese kapsollë”, raportoi gazetari i ABC News, Ervin Leka.