Deputeti i opozitës italiane Riccardo Maggi është përplasur ditën e sotme në kryeministren italiane Giorgia Meloni në Gjadër të Lezhës. Mësohet se deputeti opozitar i partisë Piu Europa, ka ardhur sot në Gjadër për të kundërshtuar marrëveshjen e emigrantëve mes Melonit dhe kryeministrit Edi Rama. Ai i ka kërkuar llogari Melonit gjatë përplasjes në dalje të pikës së kontrollit në Shëngjin, ndërsa e ka akuzuar atë se po bën fushatë elektorale.

“Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti”, i drejtohet ai Melonit.