Enkelejd Alibeaj, u shpreh se vendimi i tij për t’u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ishte një sinjal se në politikë është e udhës t’i qëndrosh moralit dhe të mos zvarritesh në politikë për një karrige deputeti.
Ai e quajti tashmë Partinë Demokratike pronë private të Sali Berishës.
“Largimi nga grupi i PD është vijim logjik, moral i qëndrimit që unë kam mbajtur gjatë gjithë kohës.
Unë kam qenë gjatë gjithë kohës kundër Berishizmit në PD, e kam konsideruar atë si plagën më të rëndë, e kam parë atë si shkakun se përse PD gjithmonë e më tepër ka rënë dhe nuk është më një ofertë për shqiptarët dhe prandaj humb. Situata ka qenë e rënduar në këto 3 vite, ndaj asgjë nuk ka ndryshuar në pozicionin tim.
Doja të jepja edhe sinjalin tjetër se në politikë është e udhës t’i qëndrosh moralit dhe të mos zvarritesh në politikë për një karrige deputeti. Kjo është plaga më e rëndë që ka kapluar atë që quhet Partia Demokratike, një pronë private e Sali Berishës”, u shpreh Alibeaj në Ditarin e fundjavës nga Erion Dushi në A2 CNN.
Rekurs në Gjykatën e Lartë për vulën?
“Ka dy komponentë rekursi në sfondin ku jemi. Njëri është juridik dhe tjetri politik. Në aspektin juridik, vendimi i gjykatës është i padrejtë, jo në brendinë e vet, unë kam thënë që nuk do ta komentojë, por gjykata i kishte lënë detyrë Gjykatës së Apelit të sqaronte 3 çështje. Gjykata e Apelit i dha përgjigje vetëm njërës, që unë nuk kisha të drejtë ankimi, duke lënë dy çështje pa sqaruar.
Juristi thotë: Po duhet bërë ankim. Flas si politikan: Unë nuk jam që të lëshojë sinjale që një çështje politike të zgjidhet në juridikisht. Ne ndarjen e kemi pasur me Berishizmin”.