5 persona janë në kërkim nga ana e policisë, pasi dhunuan një 18 vjeçar me shkop bejsbolli në qytetin e Korçës.
Burime policore bëjnë me dije se sherri ka nisur fillimisht në rrjetet sociale e më pas ka agravuar në përdorimin e mjeteve të forta si shkopat e bejsbollit. Nga sa njofton policia, para se ta rrihnin, të rinjtë e kanë përplasur me “Range Rover”.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit të Korçës ndërkohë që 18 vjeçari ndodhet në spitalin e Korçës për t’u mjekuar për shkak të plagëve të marra, por ndodhet jashte rrezikut për jetën, bëjnë me dije burimet nga spitali rajonal i Korçës.