Policia e Shtetit dhe Europol bien dakord për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve, në kuadër të përballjes me krimin e organizuar
Në kuadër të Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën, që po zhvillon punimet në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku zhvilloi një takim me z. Jean-Philipe Lecouffe, Zëvendësdrejtor Ekzekutiv i Europol-it.
Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi shumë i mirë mes Policisë së Shtetit dhe Europol-it, si dhe u ra dakord për rritjen e shkëmbimeve në ndihmë të përpjekjes së përbashkët për goditjen e krimit të organizuar.
Rrumbullaku e falënderoi drejtuesin e Europol-in për kontributin e dhënë në disa operacione të përbashkëta, ndërsa nënvizoi rëndësinë që ka për Shqipërinë vazhdimi dhe intensifikimi i mëtejshëm i ndërveprimit mes agjencive të zbatimit të ligjit.